Jozueu 15
Albanian
1Pjesa që iu dha me short fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre, shtrihej deri në kufirin e Edomit, në shkretëtirën e Tsinit, në skajin jugor. 2Kufiri i tyre jugor fillonte në skajin e Detit të Kripur, nga kepi që drejtohet në jug, 3dhe zgjatej në jug në drejtim të të përpjetës së Akrabimit, kalonte nëpër Tsin, pastaj ngjitej në drejtim të Adarit dhe kthente nga ana e Karkaas; 4kalonte pastaj nga Atsmoni dhe vazhdonte deri në përruan e Egjiptit, dhe mbaronte në det. "Ky do të jetë", tha Jozueu, "kufiri juaj në jug". 5Kufiri në lindje ishte Deti i Kripur deri në grykëderdhjen e Jordanit. Kufiri verior fillonte me mëngën e detit pranë grykëderdhjes së Jordanit; 6pastaj kufiri ngjitej në drejtim të Beth-Oglahut, kalonte në veri të Beth-Arabahut dhe ngjitej deri në gurin e Bohanit, birit të Rubenit. 7Pastaj nga Lugina e Akorit kufiri ngjitej në Debir, kthehej prapa në veri në drejtim të Gilgalit, që ndodhet përballë së përpjetës të Adumumit, në jug të luginës; pastaj kufiri kalonte në ujërat e En-Shemeshit dhe mbaronte në En-Roguel. 8Kufiri pas kësaj ngjitej nëpër luginën e birit të Hinonit deri te shpatet jugore të qytetit të Jebusejve (që është Jeruzalemi). Pastaj kufiri ngjitej deri në majën e malit që ndodhet përballë luginës së Hinomit në perëndim, që mbetet në skajin e luginës të Refaimit në veri. 9Nga maja e malit kufiri shtrihej deri në burimin e ujërave të Neftoahut, vazhdonte në drejtim të qyteteve të malit Efron dhe pastaj kthente deri në Baalah, që është Kirjath-Jearimi. 10Nga Baalahu kufiri kthente pastaj në perëndim të malit Seir, kalonte mbi faqen veriore të malit Jearim (që është Kesaloni), zbriste në Beth-Shemesh dhe kalonte nëpër Timah. 11Pastaj kufiri arrinte anën veriore të Ekronit, kthente nga Shikroni, kalonte nëpër malin e Baalahut, shtrihej deri në Jabneel dhe mbaronte në det. 12Kufiri në perëndim ishte Deti i Madh. Këta ishin rreth e qark kufijtë e bijve të Judës simbas familjeve të tyre.

13Kalebit, birit të Jefunehut, Jozueu i dha një pjesë në mes të bijve të Judës, ashtu siç e kishte porositur Zoti; Kirjath-Arba, që është Hebroni (Arba ishte ati i Anakut). 14Dhe Kalebi dëboi që andej tre djemtë e Anakut, Sheshain, Ahimanin dhe Talmain, pasardhës të Anakut; 15Që këtej ai u ngrit kundër banorëve të Debirit (që më parë quhej Kirjath-Sefer). 16Dhe Kalebi tha: "Atij që do të sulmojë Kirjath-Seferin dhe do ta shtjerë në dorë, unë do t'i jap për grua vajzën time Aksah". 17Atëherë Othnieli, bir i Kenazit, vëllai i Kalebit, e shtiu në dorë, dhe Kalebi i dha për grua bijën e tij Aksah. 18Kur ajo erdhi të banojë me të, i mbushi mendjen Othnielit t'i kërkonte atit të saj një fushë. Atëherë ajo zbriti nga gomari dhe Kalebi i tha: "Çfarë do?". 19Ajo iu përgjigj: "Më bëj një dhuratë; mbasi më ke dhënë tokë në Negev, më jep edhe burime ujore". Kështu ai i dhuroi burimet e sipërme dhe burimet e poshtme.

20Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre;

21qytetet e vendosura në skajin e fisit të bijve të Judës, në drejtim të kufirit të Edomit, në Negev ishin: Kabtseeli, Ederi dhe Jaguri, 22Kinahu, Dimonahu, Adadahu, 23Kadeshi, Hatsori, Ithnami, 24Zifi, Telemi, Bealothi, 25Hatsor-Hadattahu, Kerioth-Hetsroni (domethënë në Hatsori), 26Amami, Shema, Moladahu, 27Hatsar-Gadahu, Heshmoni, Beth-Peleti, 28Hatsar-Shuali, Beer-Sheba, Bizjothjahu, 29Baala, Ijimi, Etsemi, 30Eltoladi, Kesili, Hormahu, 31Tsiklagu, Madmanahu, Sansanahu, 32Lebaothi, Shilhimi, Aini, Rimoni; gjithsej njëzet e nëntë qytete me fshatrat e tyre.

33Në ultësirë: Eshaoli, Tsoreahu, Ashnahu, 34Zanoahu, En-Ganimi, Tapuahu, Enami; 35Jarmuthi, Adulami, Sosohu, Azekahu, 36Shaaraimi, Adithaimi, Gederahu dhe Gederothaimi: katërmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre;

37Tsenani, Hadashahu, Migdal-Gadi, 38Dileani, Mitspahu, Joktheeli, 39Lakishi, Bokskathi, Egloni, 40Kaboni, Lahmasi, Kitlishi, 41Gederothi, Beth-Dagoni, Naamahu dhe Makedahu; gjashtëmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre;

42Libnahu, Etheri, Ashani; 43Jiftahu, Ashna, Netsibi; 44Kejlahu, Akzibi dhe Mareshahu: nëntë qytete me fshatrat e tyre;

45Ekroni me qytetet dhe fshatrat e tij; 46nga Ekroni deri në det, çdo gjë që ishte afër Ashdotit me fshatrat e tyre;

47Ashdoti me gjithë qytetet dhe fshatrat e tij; Gaza me qytetet dhe fshatrat e tij deri në përroin e Egjiptit dhe në detin e Madh me bregun e tij.

48Në zonën malore: Shanoiri, Jatiri dhe Sokohu, 49Danahu, Kirjath-Sanahu, domethënë Debiri, 50Anabi, Esthemothi, Animi, 51Gosheni, Holoni dhe Gilohu: njëmbëdhjetë qytete bashkë me fshatrat e tyre;

52Arabi, Dumahu, Esheani, 53Janumi, Beth-Tapuahu, Afekahu, 54Humtahu, Kirjath-Arba (domethënë Hebroni) dhe Tsiori: nëntë qytete me gjithë fshatrat e tyre;

55Maoni, Karmeli, Zifi dhe Jutahu, 56Jizreeli, Jokdeami, Zanoahu, 57Kaini, Gibeahu dhe Timnahu: dhjetë qytete me fshatrat e tyre;

58Halhuli, Beth-Tsuri, Gedori, 59Maarathi, Beth-Anothi dhe Eltekoni: gjashtë qytete me fshatrat e tyre;

60Kirjath-Baal (domethënë Kirjath-Jearimi) dhe Rabahu: dy qytete bashkë me fshatrat e tyre.

61Në shkretëtirë: Beth-Arabahu, Midini, Sekakahu, 62Nibshani, qyteti i kripës dhe Engedi: gjashtë qytete me fshatrat e tyre.

63Përsa u përket Jebusejve që banonin në Jeruzalem, bijtë e Judës nuk mundën t'i dëbojnë; kështu që Jebusejtë kanë banuar në Jeruzalem bashkë me bijtë e Judës deri në ditën e sotme.



Albanian

Bible Hub

Joshua 14
Top of Page
Top of Page