Psalmet 83
Albanian
1O Perëndi, mos rri në heshtje! Mos mbyll gojën, mos rri i qetë, o Perëndi!

2Sepse, ja, armiqtë e tu po ziejnë dhe ata që të urrejnë ngrenë kokën.

3Thurrin gracka kundër popullit tënd dhe bëjnë komplote kundër atyre që ti mbron.

4Ata thonë: "Ejani t'i shkatërrojmë si komb, emri i Izraelit të mos kujtohet më".

5Sepse kanë komplotuar së bashku me një mendje dhe kanë lidhur një besëlidhje kundër teje.

6Çadrat e Edomit dhe Ismaelitët, Moabi dhe Hagarenët,

7Gebali, Amoni dhe Amaleku, Filistia me banorët e Tiros;

8dhe Asiria është bashkuar me ta për të ndihmuar bijtë e Lotit. (Sela)

9Vepro me ta ashtu si bëre me Madianin, me Siseran dhe me Jabinin pranë përroit të Kishonit,

10të cilët u shkatërruan në Endor dhe u bënë si pleh për tokën.

11Bëj që krerët e tyre të jenë si Orebi dhe Zeebi, dhe tërë princat e tyre si Zebahu dhe Tsalmuna,

12sepse ata thanë: "Të shtiem në dorë kullotat e Perëndisë".

13O Perëndia im, bëji njëlloj si pluhuri i vorbullës, si kashta në mëshirë të erës.

14Ashtu si zjarri djeg pyllin dhe flaka gllabëron malet,

15kështu ndiqi me furtunën tënde dhe trëmbi me uraganin tënd.

16Mbulo fytyrat e tyre me turp, me qëllim që të kërkojnë emrin tënd, o Zot.

17U turpërofshin dhe u tmerrofshin përjetë, u ngatërrofshin dhe vdekshin;

18dhe ta dijnë se ti vetëm, që quhesh Zoti, je Shumë i Larti mbi gjithë dheun.



Albanian

Bible Hub

Psalm 82
Top of Page
Top of Page