Psalmet 82
Albanian
1Perëndia rri në kuvendin e Perëndisë, ai gjykon në mes të perëndive.

2Deri kur do të gjykoni padrejtësisht dhe do të mbani anët e të pabesëve? (Sela)

3Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfërit.

4Çlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit.

5Ata nuk dinë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë, dhe ecin në terr; të gjitha themelet e tokës po luajnë.

6Unë kam thënë: "Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit.

7Megjithatë ju do të vdisni si njerëzit e tjerë dhe do të bini si çdo i fuqishëm tjetër".

8Çohu, o Perëndi, gjyko tokën, sepse ti do të trashëgosh tërë kombet.



Albanian

Bible Hub

Psalm 81
Top of Page
Top of Page