Psalmet 147
Albanian
1Lëvdoni Zotin, sepse është një gjë e mirë t'i këndosh lavde Perëndisë tonë, sepse është e kënaqshme dhe e leverdishme ta lëvdosh.

2Zoti ndërton Jeruzalemin, dhe mbledh të humburit e Izraelit.

3Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre.

4Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjitha sipas emrit të tyre.

5I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarësia e tij.

6Zoti larton njerëzit e përulur, por ul deri në tokë njerëzit e këqij.

7Këndojini Zotit me falenderim, këndojini me qeste lavde Perëndisë tonë,

8që mbulon qiellin me re, përgatit shiun për tokën dhe bën që të rritet bari në malet.

9Ai i jep ushqime bagëtisë dhe zogjve të korbeve që thërresin.

10Ai nuk kënaqet në forcën e kalit, dhe nuk gjen ndonjë gëzim në këmbët e njeriut.

11Zoti kënaqet me ata që kanë frikë prej tij, me ata që shpresojnë në mirësinë e tij.

12Lëvdo Zotin, o Jeruzalem, kremto Perëndinë tënd, o Sion.

13Sepse ai ka përforcuar shufrat e portave të tua dhe ka bekuar bijtë e tu në mes teje.

14Ai e ruan paqen brenda kufijve të tu dhe të ngop me grurin më të mirë.

15Dërgon mbi tokë urdhërin e tij, fjala e tij merr dheun.

16Dërgon borën si lesh dhe përhap brymën si hi.

17Hedh breshërin e tij si me copa; kush mund t'i bëjë ballë të ftohtit të tij?

18Dërgon fjalën e tij dhe i shkrin ato; bën që të fryjë era e tij, dhe ujërat rrjedhin.

19Ai ia ka bërë të njohur Jakobit fjalën e tij, dhe Izraelit statutet e tij dhe dekretet e tij.

20Ai nuk e ka bërë këtë me asnjë komb tjetër; dhe ato nuk i njohin dekretet e tij. Aleluja.



Albanian, ABS Version 1994

This text is copyright the Albanian Bible Society (ABS)

Bible Hub

Psalm 146
Top of Page
Top of Page