Fjalët e urta 20
Albanian
1Vera është tallëse, pija dehëse është e turbullt dhe kush jepet pas tyre nuk është i urtë.

2Frika e mbretit është si ulërima e luanit; kush ia nxit zemërimin mëkaton kundër vetë jetës së vet.

3Éshtë një lavdi për njeriun t'u shmanget grindjeve, por çdo budalla përzihet në to.

4Përtaci nuk lëron për shkak të të ftohtit; për pasojë do të lypë në kohën e vjeljeve, por nuk do të ketë asgjë.

5Këshilla në zemrën e njeriut është si uji i thellë, por njeriu me mend do të dijë të mbushë nga ai ujë.

6Shumë njerëz shpallin mirësinë e tyre; por kush mund të gjejë një njeri besnik?

7I drejti ecën në ndershmërinë e tij; bijtë e tij do të bekohen pas atij.

8Një mbret që ulet mbi fronin e gjyqit davarit me vështrimin e tij çdo të keqe.

9Kush mund të thotë: "Pastrova zemrën time, jam i pastruar nga mëkati im"?

10Peshimi i dyfishtë dhe matja e dyfishtë janë që të dyja gjëra të neveritshme për Zotin.

11Edhe fëmija me veprimet e tij tregon në se ajo që bën është e pastër dhe e ndershme.

12Veshin që dëgjon dhe syrin që sheh i ka bërë që të dy Zoti.

13Mos e duaj gjumin që të mos varfërohesh; mbaji sytë hapur dhe do të kesh bukë sa të ngopesh.

14Éshtë i keq, është i keq, thotë blerësi; por mbasi ai ka ikur, lavdërohet për blerjen.

15Ka flori dhe margaritarë të shumtë, por buzët e pasura me dije janë një xhevahir i çmuar.

16Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj, dhe mbaje si peng për gruan e huaj.

17Buka e nxjerrë me hile është e ëmbël për njeriun, por pastaj goja e tij do të mbushet me zaje.

18Planet bëhen të qëndrueshme nga këshilla; prandaj bëje luftën me këshilla të urta.

19Ai që shkon poshtë e lart duke përfolur tregon sekretet; prandaj mos u shoqëro me atë që flet tepër.

20Atij që mallkon të atin dhe të ëmën, llamba do t'i shuhet në terrin më të madh.

21Trashëgimia e fituar me nxitim në fillim, nuk do të bekohet në fund.

22Mos thuaj: "Do t'i përgjigjem së keqes me të keqen"; ki shpresë te Zoti dhe ai do të të shpëtojë.

23Peshimi i dyfishtë është i neveritshëm për Zotin dhe peshorja e pasaktë nuk është një gjë e mirë.

24Hapat e njeriut vijnë nga Zoti; si mund ta njohë, pra, njeriu rrugën e vet?

25Éshtë një kurth për njeriun të marrë një zotim pa e matur mirë dhe, mbasi ta ketë marrë, të mendohet.

26Një mbret i urtë i shpartallon njerëzit e këqij dhe kalon mbi ta rrotën.

27Shpirti i njeriut është llamba e Zotit, që vëzhgon tërë skutat më të fshehta të zemrës.

28Mirësia dhe besnikëria ruajnë mbretin; ai e bën të qëndrueshëm fronin e tij me anë të mirësisë.

29Lavdia e të rinjve është forca e tyre, nderi i pleqve janë thinjat e tyre.

30Të rrahurat që lënë plagë të thella e heqin të keqen, ashtu si goditjet që vijnë në pjesën më të brendshme të zorrëve.



Albanian

Bible Hub

Proverbs 19
Top of Page
Top of Page