Nehemia 12
Albanian
1Këta janë priftërinjtë dhe Levitët që u kthyen me Zorobabelin, birin e Shealthielit, dhe me Jeshuan: Serajahu, Jeremia, Ezdra, 2Amariahu, Malluku, Hatushi, 3Shekaniahu, Rehumi, Meremothi, 4Ido, Ginethoi, Abijahu, 5Mijamini, Maadiahu, Bilgahu, 6Shemajahu, Jojaribi, Jedajahu, 7Sallu, Amoku, Hilkiahu dhe Jedajahu. Këta ishin krerët e priftërinjve dhe të vëllezërve të tyre në kohën e Jeshuas.

8Levitët përfaqësoheshin nga Jeshua, Binu, Kamieli, Sherebiahu, Juda dhe Mataniahu, që ishte caktuar bashkë me vëllezërit e tij në këngën e falenderimit. 9Bakbukiahu dhe Uni, vëllezër të tyre, rrinin përballë tyre sipas funksioneve të tyre. 10Jeshuas i lindi Jojakimi; Jojakimit i lindi Eliashibi; Eliashibit i lindi Jojada, 11Jojadas i lindi Jonathani; Joathanit i lindi Jadua.

12Në kohën e Jojakimit, priftërinjtë të parët e shtëpive atërore ishin si vijon: nga shtëpia e Serajahut, Merajahu; nga ajo e Jeremias, Hananiahu; 13nga ajo e Ezdras, Meshulami; nga ajo e Amariahut, Jehohanani; 14nga ajo e Melikut, Jonathani; nga ajo e Shebaniahut, Jozefi; 15nga ajo e Harimit, Adna; nga ajo e Merajothit, Helkai; 16nga ajo e Idos, Zakaria; nga ajo e Ginethonit, Meshulami; 17nga ajo e Abijahut, Zikri; nga ajo e Miniaminit dhe e Moadiahut, Piltai; 18nga ajo e Bilgahut, Shamua; nga ajo e Shemajahut, Jonathani; 19nga ajo e Jojaribit, Matenai; nga ajo e Jedajahut, Uzi; 20nga ajo e Sallait, Kallai; nga ajo e Amokut, Eberi; 21nga ajo e Hilkiahut, Hashabiahu dhe nga ajo e Jedajahut, Nethaneeli.

22Gjatë mbretërimit të Darit, Persianit, u regjistruan bashkë me priftërinjtë, Levitët që ishin të parë të shtëpive atërore në kohën e Eliashibit, të Jojadas, të Johananit dhe të Jaduas. 23Bijtë e Levit, që ishin të parë të shtëpive atërore, u regjistruan përkundrazi në librin e Kronikave deri në kohën e Johananit, birit të Eliashibit. 24Krerët e Levitëve Hashabiahu, Sherabiahu dhe Jeshua, bir i Kadmielit, bashkë me vëllezërit e tyre, që rrinin përballë tyre, këndonin himne lëvdimi dhe falenderimi me grupe të alternuara, sipas urdhrit të Davidit, njeriut të Perëndisë. 25Mataniahu, Bakbukiahu, Obadiahu, Meshulami, Talmoni dhe Akubi ishin derëtarë dhe ruanin magazinat e portave. 26Këta jetonin në kohën e Jojakimit, birit të Jeshuas, bir i Jotsadakut, dhe në kohën e Nehemias, qeveritarit, dhe të Ezdras, që ishte prift dhe shkrues.

27Për kushtimin e mureve të Jeruzalemit dërguan të kërkojnë Levitë nga tërë vendet e tyre, për t'i sjellë në Jeruzalem që të kremtonin kushtimin me gëzim, me lavderime dhe me këngë, me cembale, me harpa dhe me qeste. 28Dhe bijtë e këngëtarëve u mblodhën nga krahina përreth Jeruzalemit, nga fshatrat e Netofathitëve, 29nga Beth-Gilgali, nga fusha e Gebas dhe të Azmavethit, sepse këngëtarët kishin ndërtuar fshatra përreth Jeruzalemit. 30Priftërinjtë dhe Levitët u pastruan vetë dhe pastruan popullin, portat dhe muret.

31Pastaj unë bëra të hipnin mbi muret krerët e Judës dhe formova kështu dy kore të mëdha lëvdimi. I pari u nis në të djathtë, mbi muret, në drejtim të portës së Plehut; 32prapa tij ecnin Hoshajahu, gjysma e krerëve të Judës, 33Azaria, Ezdra, Meshulami, 34Juda, Beniamini, Shemajahu, Jeremia, 35dhe disa nga bijtë e priftërinjve me boritë e tyre: Zakaria, bir i Jonathanit, bir i Shemajahut, bir i Mataniahut, bir i Mikajahut, bir i Zakurit, bir i Asafit, 36dhe vëllezërit e tij Shemajahu, Azareeli, Milalai; Gilalaji, Maai, Nethaneeli, Juda dhe Hanani, me veglat muzikore të Davidit, njeriut të Perëndisë. Ezdra, shkruesi, ecte në krye të tyre. 37Kur arritën te porta e Burimit u ngjitën drejtpërdrejtë nëpër shkallët e qytetit të Davidit, ku muret lartohen mbi shtëpinë e Davidit, deri te porta e Ujërave, në lindje.

38Kori i dytë i lëvdimit mori drejtimin e kundërt; unë e ndiqja me gjysmën e popullit, mbi muret, mbi kullën e Furrave, deri te muri i Gjerë, 39pastaj mbi portën e Efraimit, mbi portën e Vjetër, mbi portën e Peshqve, mbi kullën e Hananeelit, mbi kullën e Meahut, deri te porta e Deleve; kori u ndal te porta e Burgut. 40Dy koret e lëvdimit u ndalën te shtëpia e Perëndisë; kështu bëra edhe unë me gjysmën e gjyqtarëve që ishin me mua, 41dhe priftërinjtë Eliakim, Maasejah, Minialin, Mikajah, Elioenai, Zakaria, Hananiahu me boritë, 42dhe Maasejahu, Shemajahu, Eleazari, Uzi, Jehohanani, Milkijahu, Elami dhe Ezetri. Këngëtarët kënduan me zë të lartë nën drejtimin e Jezrahiahut. 43Atë ditë ofruan flijime të mëdha dhe u gëzuan sepse Perëndia i kishte mbushur me një gëzim të madh. Edhe gratë dhe fëmijët u gëzuan; dhe gëzimi i Jeruzalemit dëgjohej nga larg.

44Në atë kohë disa njerëz u caktuan për dhomat që shërbenin si magazina për ofertat, për prodhimet e para dhe për të dhjetat, për të mbledhur aty nga arat e qyteteve pjesët e caktuara nga ligji për 45Ata e kryenin shërbimin e Perëndisë të tyre dhe shërbimin e pastrimit, bashkë me këngëtarët dhe me derëtarët, sipas urdhrit të Davidit dhe të Salomonit, që ishte biri i tij. 46Në lashtësi, në kohën e Davidit dhe të Asafit, kishte në të vërtetë drejtues këngëtarësh dhe këngë lëvdimi dhe falenderimi drejtuar Perëndisë. 47Në kohën e Zerubabelit dhe të Nehemias, gjithë Izraeli u jepte çdo ditë racionet e caktuara këngëtarëve dhe derëtarëve; vinte gjithashtu mënjanë racionin për Levitët, dhe Levitët vinin mënjanë racionin e shenjtëruar për bijtë e Aaronit.



Albanian, ABS Version 1994

This text is copyright the Albanian Bible Society (ABS)

Bible Hub

Nehemiah 11
Top of Page
Top of Page