Psalmet 120
Albanian
1Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m'u përgjigj. 2O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese. 3Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare? 4Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.

5I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit! 6Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen. 7Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.



Albanian

Bible Hub
Psalm 119
Top of Page
Top of Page