Psalmet 113
Albanian
1Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit.

2Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë.

3Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit.

4Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejtë.

5Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta,

6kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë?

7Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat,

8për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij.

9Ai bën që gruaja shterpe të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja.



Albanian

Bible Hub

Psalm 112
Top of Page
Top of Page