Albanian 1Njeriu që fortëson qafën kur qortohet, do të thyhet papritmas pa tjetër. 2Kur të drejtët shumohen, populli gëzohet, por, kur sundon i pabesi, populli rënkon. 3Njeriu që e do diturinë gëzon të atin; por ai që shkon me prostitutat shkapaderdh pasurinë e vet. 4Mbreti e bën të qëndrueshëm vendin me anë të drejtësisë, por ai që merr dhurata e çon në shkatërrim. 5Njeriu që i bën lajka të afërmit të tij shtrin një rrjetë mbi hapat e tij. 6Në mëkatin e një njeriut të keq ka një lak, por i drejti këndon dhe gëzohet. 7I drejti interesohet për çështjen e të varfërve, por i pabesi nuk e kupton këtë interesim. 8Tallësit kurdisin trazira në qytet, por njerëzit e urtë e qetësojnë zemërimin. 9Në rast se një njeri i urtë hyn në grindje me një budalla, dhe budallai zemërohet dhe qesh, nuk ka paqe. 10Njerëzit gjakatarë urrejnë të ndershmin, por njerëzit e drejtë kërkojnë të mbrojnë jetën e tij. 11Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul. 12Në rast se një mbret dëgjon fjalët gënjeshtare, tërë ministrat e tij bëhen të pabesë. 13I varfëri dhe shtypësi kanë këtë të përbashkët: Zoti ndriçon sytë e të dy palëve. 14Mbreti që u siguron drejtësi të varfërve në të vërtetë do ta ketë fronin të vendosur për gjithnjë. 15Shufra dhe qortimi japin dituri; por fëmija për të cilën nuk kujdeset kurrkush e turpëron nënen e vet. 16Kur shtohen të pabesët shtohen edhe shkeljet, por të drejtët do të shohin shkatërrimin e tyre. 17Korrigjo birin tënd, ai do të japë rehatinë dhe do t'i sigurojë kënaqësi shpirtit tënd. 18Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar, por lum ai që respekton ligjin. 19Një shërbëtor nuk ndreqet vetëm me fjalë; edhe kur i kupton, nuk bindet. 20A ke parë një njeri që ngutet në të folur? Ka më tepër shpresa te një budalla se sa te ai. 21Në se dikush rrit me përkujdesje qysh në fëmijëri shërbëtorin e vet, në fund ai do të dojë të bëhet trashëgimtar i tij. 22Njeriu zemërak kurdis grindje dhe njeriu idhnak kryen shumë mëkate. 23Kryelartësia e njeriut e çon poshtë atë, por ai që ka një shpirt të përvuajtur do të ketë lavdi. 24Kush bëhet ortak me një vjedhës urren jetën e vet. Ai dëgjon betimin, por nuk padit asgjë. 25Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar. 26Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit, por drejtësia për çdo njeri vjen nga Zoti. 27Njeriu jo i drejtë është një neveri për të drejtët, dhe ai që ecën me ndershmëri është një neveri për të pabesët. |