Zanafilla 36
Albanian
1Këta janë pasardhësit e Esaut, që është Edomi.

2Esau i mori gratë e tij nga bijat e Kanaanëve: Adën, e bija e Elonit Hiteut, dhe Oholibamahën, e bija e Cibeonit Hiveut; 3dhe Basemathin, e bija e Ismaelit dhe motra e Nebajothit. 4Ada i lindi Esaut Elifazin; 5Basemathi lindi Reuelin, kurse Oholibamahu lindi Jeushin, Jalamin dhe Korahin. Këta janë bijtë e Esaut që i lindën në vendin e Kanaanit.

6Pastaj Esau mori gratë e tij, bijtë dhe bijat e tij, gjithë njerëzit e shtëpisë së tij, kopetë e tij, tërë bagëtinë e tij dhe tërë pasurinë që kishte blerë në vendin e Kanaanëve, dhe shkoi në një vend, larg vëllait të tij Jakob, 7sepse pasuritë e tyre ishin tepër të mëdha, që ata të mund të banonin bashkë; vendi ku rrinin nuk ishte në gjendje t'i mbante për shkak të bagëtisë së tyre. 8Kështu Esau u vendos mbi malin e Seirit; Esau është Edomi.

9Këta janë pasardhësit e Esaut, atit të Edomitëve, në malin e Seirit. 10Këta janë emrat e bijve të Esaut: Elifazi, i biri i Adës, gruaja e Esaut; Reueli, i biri i Bazemathës, gruaja e Esaut. 11Bijtë e Elifazit qenë: Temani, Omari, Cefoni, Gatami dhe Kenaci. 12Timna ishte konkubina e Elifazit, i biri i Esaut. Ajo i lindi Amalekun Elifazit. Këta qenë bijtë e Adës, gruaja e Esaut. 13Këta qenë bijtë e Reuelit: Nahathi dhe Zerahu, Shamahu dhe Micahu. Këta qenë bijtë e Basemathës, gruaja e Esaut. 14Këta qenë bijtë e Oholibamahës, e bija e Anahut, e bija e Cibeonit, gruaja e Esaut; ajo i lindi Esaut: Jeushin, Jalamin dhe Korahun.

15Këta qenë krerët e bijve të Esaut: bijtë e Elifazit, i parëlinduri i Esaut; kreu Teman, kreu Omar, kreu Cefo, kreu Kenaz, 16kreu Korah, kreu Gatam dhe kreu Amalek; këta qenë krerët e rrjedhur nga Elifazi në vendin e Edomit; ata qenë bijtë e Adës. 17Këta qenë bijtë e Reuelit, i biri i Esaut: kreu Nahath, kreu Zerah, kreu Shamah dhe kreu Micah; këta qenë krerët e rrjedhur nga Reueli në vendin e Edomit; ata qenë bijtë e Basemathës, gruaja e Esaut. 18Këta qenë bijtë e Oholibamahës, gruaja e Esaut, kreu Jeush; kreu Jeush, kreu Jalam dhe kreu Korah; ata qenë krerët e rrjedhur nga Oholibamah, e bija e Anahut dhe gruaja e Esaut. 19Këta qenë bijtë e Esaut, që është Edomi, dhe këta qenë krerët e tyre.

20Këta qenë bijtë e Seirit, Horeut, që banonin atë vend: Lotani, Shobali, Cibeoni, Anahu. 21Dishoni, Etseri dhe Dishani. Këta qenë krerët e Horejve, bijtë e Seirit, në vendin e Edomit. 22Bijtë e Lotanit qenë: Hori dhe Hemami; dhe motra e Lotanit qe Timna. 23Këta qenë bijtë e Shobalit: Alvani, Manahathi, Ebali, Shefo dhe Onami. 24Këta qenë bijtë e Cibeonit: Aja dhe Anahu. Anahu është ai që zbuloi në shkretëtirë ujëra të nxehta ndërsa po kulloste gomarët e Cibeonit, atit të tij. 25Këta qenë bijtë e Anahut: Dishoni dhe Oholibamah, e bija e Anahut. 26Këta qenë bijtë e Dishonit: Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani. 27Këta qenë bijtë e Etserit: Bilhani, Zaavani dhe Akani. 28Këta qenë bijtë e Dishanit: Utsi dhe Arani. 29Këta qenë krerët e Horejve: kreu Lothan, kreu Shobal, kreu Cibeon, kreu Anah, 30kreu Dishon, kreu Etser, kreu Dishan. Këta qenë krerët e Horejve, krerët që ata patën në vendin e Seirit.

31Këta qenë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit, para se ndonjë mbret të sundonte mbi bijtë e Izraelit: 32Bela, i biri i Beorit, mbretëroi në Edom, dhe emri i qytetit të tij qe Dinhabah. 33Bela vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Jobabi, i biri i Zerahut, nga Botsrahu. 34Jobabi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Hushami, nga vendi i Temanitëve. 35Hushami vdiq, dhe në vend të tij mbretëroi Hadabi, i biri i Bedadit, që mundi Madianitët në fushat e Moabit; dhe emri i qytetit të tij qe Avith. 36Hadadi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Samlahu, nga Masrekahu. 37Samlahu vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rohoboth, mbi Lumë. 38Sauli vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Baal-Hanani, i biri i Akborit. 39Baal-Hanani, i biri i Akborit, vdiq dhe në vendin e tij mbretëroi Hadari. Emri i qytetit të tij qe Pau, dhe emri i gruas së tij qe Mehetabel, e bija e Metredës dhe e Mezahabut.

40Këto qenë emrat e krerëve të Esaut, simbas familjeve të tyre dhe territoreve të tyre, me emrat e tyre; kreu Timnah, kreu Alvah, kreu Jetheth, 41kreu Oholibamah, kreu Elah, kreu Pinon, 42kreu Kenac, kreu Teman, kreu Mibcar, 43kreu Magdiel dhe kreu Iram. Këta qenë krerët e Edomit simbas vendbanimit të tyre, në vendin që zotëronin. Ky qe Esau, ati i Edomitëve.



Albanian

Bible Hub

Genesis 35
Top of Page
Top of Page