1 i Kronikave 8
Albanian
1Beniaminit i lindi Balahu, djali i tij i parë, Ashbeli, i dyti, Anbarahu, i treti, 2Nohahu, i katërti dhe Rafa i pesti. 3Bijtë e Belahut ishin Adari, Gheri, Abihudi, 4Abishua, Naamani, Ahoahu, 5Ghera, Shefufani dhe Hurami. 6Këta ishin bijtë e Ehudit (që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Gebës që u internuan në Manahath): 7Naamani, Ahijahu dhe Ghera, që i internoi; atij i lindën Uza dhe Ahihudi. 8Shaharaimit i lindën fëmijë në tokën e Moabit, mbasi u nda nga bashkëshortja e tij, 9lindi Jobabi, Tsibia, Mesha, Malkami, 10Jeutsi, Shakia dhe Mirmah. Këta ishin bijtë e tij, të parët e shtëpive të tyre atërore. 11Nga Hushimi lindën Abitubi dhe Elpaali. 12Bijtë e Elpaalit ishin Eberi, Mishami, Shemedi, që ndërtoi Onon, Lodin dhe fshatrat përreth, 13Beria dhe Shema, që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Ajalonit dhe që i bënë të ikin me vrap banorët e Gathit. 14Ahio, Shashaku, Jeremothi, 15Zebadiahu, Aradi, Ederi, 16Mikaeli, Ishpahu, Joha ishin bijtë e Beriahut. 17Zebadiahu, Meshulami, Hizki, Heberi, 18Ishmerai, Jizliahu dhe Jobabi ishin bijtë e Elpaalit, 19Jakimi, Zikri, Zabdi, 20Elianai, Tsilethaj, Elieli, 21Adajahu, Berajahu dhe Shimrathi ishin bijtë e Shimeit. 22Ishpani, Eberi, Elieli, 23Abdoni, Zikri, Hanani, 24Hananiahu, Elami, Anthothijahu, 25Ifdejahu dhe Penueli ishin bijtë e Shashakut. 26Shamsherai, Shehariahu, Athaliahu, 27Jaareshiahu, Elijahu dhe Zikri ishin bijtë e Jerohamit. 28Këta ishin të parët më të rëndësishëm të shtëpive atërore në brezat e tyre; ata banonin në Jeruzalem.

29I ati i Gabaonit banonte në Gabaon dhe gruaja e tij quhej Maakah. 30I parëlinduri i tij ishte Abdoni; pastaj i lindën Tsuri, Kishi, Baali dhe Nadabi, 31Gedori, Ahio, Zekeri, 32dhe Miklothi të cilit i lindi Shimeahu. Edhe këta banuan përballë vëllezërve të tyre në Jeruzalem bashkë me vëllezërit e tyre.

33Nerit i lindi Kishi; Kishit i lindi Sauli, Saulit i lindi Jonathani, Malkishua, Abinadabi dhe Eshbaali. 34I biri i Jonathanit ishte Merib-Baali. Merib-Baalit i lindi Mikahu. 35Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Taarea dhe Ashazi. 36Ashazit i lindi Jeoadahu; Jeoadahut i lindën Amekethi, Azmavethi dhe Zimri; Zimrit i lindi Motsa. 37Motsas i lindi Binea, bir i të cilit ishte Rafahu, bir i të cilit ishte Eleasahu, bir i të cilit ishte Atseli. 38Atseli pati gjashtë bij, emrat e të cilëve ishin: Azrikam, Bokeru, Ishmael, Sheariah, Obadiah dhe Hanan. Tërë këta ishin bij të Atselit. 39Bijtë e Eshekut, vëllait të tij, ishin Ulami, djali i parë, Jeushi i dyti, dhe Elifeleti, i treti. 40Bijtë e Ulamit ishin njerëz të fortë dhe trima, harkëtarë të mirë; ata patën shumë bij e nipër, njëqind e pesëdhjetë. Tërë këta ishin trashëgimtarë të Beniaminit.



Albanian

Bible Hub

1 Chronicles 7
Top of Page
Top of Page