Fjalët e urta 14
Albanian
1Gruaja e urtë ndërton shtëpinë e saj, por budallaqja e shkatërron me duart e veta.

2Kush ecën në drejtësinë e tij ka frikë nga Zoti, por ai që çoroditet në rrugët e tij e përçmon atë.

3Në gojën e budallait gjejmë farën e kryelartësisë, por të urtët e ruajnë gojën e tyre.

4Aty ku nuk ka qe grazhdi është bosh, por bollëku i korrjes qëndron në forcën e kaut.

5Dëshmitari i ndershëm nuk gënjen, por dëshmitari i rremë thotë gënjeshtra.

6Tallësi kërkon diturinë dhe nuk e gjen, por dija është një gjë e lehtë për atë që ka mend.

7Largohu nga njeriu budalla sepse nuk do të gjesh dituri mbi buzët e tij.

8Dituria e njeriut të matur qëndron në të dalluarit e rrugës së tij, por marrëzia e budallenjve është mashtrim.

9Budallenjtë qeshin me mëkatin, por midis njerëzve të drejtë është falja.

10Zemra njeh trishtimin e vet, por një i huaj nuk mund të marrë pjesë në gëzimin e saj.

11Shtëpia e të pabesëve do të shkatërrohet, por çadra e njerëzve të drejtë do të lulëzojë.

12Éshtë një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes.

13Edhe kur qesh, zemra mund të jetë e pikëlluar, dhe vetë gëzimi mund të përfundojë në vuajtje.

14Zemërpërdali do të ngopet me rrugët e tij, dhe njeriu i mirë do të ngopet me frytet e tij.

15Budallai i beson çdo fjale, por njeriu i matur tregon kujdes të veçantë për hapat e tij.

16Njeriu i urtë i trëmbet së keqes dhe largohet prej saj, por budallai zemërohet dhe është fodull.

17Ai që zemërohet me lehtësi kryen marrëzi dhe njeriu që ka qëllime të këqija është i urryer.

18Teveqelit e trashëgojnë budallallëkun, por njerëzit e matur kurorëzohen me dije.

19Njerëzit e këqij do të përkulen përpara njerëzve të mirë dhe të pabesët në portat e të drejtëve.

20Të varfërin e urren vetë miku i tij, por i pasuri ka shumë miklues.

21Kush përçmon të afërmin e vet, mëkaton, por ai që ka mëshirë për të varfërit është i lumtur.

22A nuk devijojnë, vallë nga rruga e drejtë ata që kurdisin të keqen? Por ata që mendojnë të mirën kanë për të gjetur mirësi dhe të vërtetën.

23Në çdo mundim ka një fitim, por fjalët e kota çojnë vetëm në varfëri.

24Kurora e njerëzve të urtë është pasuria e tyre, por marrëzia e budallenjve është marrëzi.

25Një dëshmitar që thotë të vërtetën shpëton jetën e njerëzve, por një dëshmitar i rremë thotë gënjeshtra.

26Në frikën e Zotit gjendet një siguri e madhe, dhe bijtë e tij do të kenë një vend strehimi.

27Frika e Zotit është një burim jete, që i shmang leqet e vdekjes.

28Lavdia e mbretit qëndron në turmën e popullit, por shkatërrimi i princit qëndron në mungesën e njerëzve.

29Kush është i ngadalshëm në zemërim është shumë i matur, por ai që rrëmbehet me lehtësi vë në dukje marrëzinë e tij.

30Një zemër e shëndoshë është jetë për trupin, por lakmia është krimbi brejtës i kockave.

31Kush shtyp të varfërin fyen rëndë atë që e ka bërë, por ai që ka mëshirë për nevojtarin e nderon atë.

32I pabesi përmbyset nga vetë ligësia e tij, por i drejti ka shpresë në vetë vdekjen e tij.

33Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

34Drejtësia e larton një komb, por mëkati është turpi i popujve.

35Dashamirësia e mbretit është për shërbëtorin që vepron me urtësi, por zemërimi i tij është kundër atij që sillet me paturpësi.



Albanian, ABS Version 1994

This text is copyright the Albanian Bible Society (ABS)

Bible Hub

Proverbs 13
Top of Page
Top of Page