Psalmet 150
Albanian
1Aleluja, lëvdoni Perëndinë në shenjtoren e tij, lëvdojeni në kupën qiellore të pushtetit të tij.

2Lëvdojeni për mrekullitë e tij, lëvdojeni sipas madhështisë e tij.

3Lëvdojeni me tingullin e burive, lëvdojeni me tingullin e harpës dhe me qeste.

4Lëvdojeni me dajre dhe me valle, lëvdojeni me vegla me tela dhe me frymë.

5Lëvdojeni me cembale tingëlluese, lëvdojeni me cembale kumbuese.

6Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Zotin. Aleluja.



Albanian

Bible Hub

Psalm 149
Top of Page
Top of Page