Psalmet 128
Albanian
1Lum kushdo që ka frikë nga Zoti dhe që ecën në rrugët tij.

2Atëherë ti do të hash me mundin e duarve të tua, do të jesh i lumtur dhe do të gëzosh begatinë.

3Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate!

4Ja, kështu do të bekohet njeriu që ka frikë nga Zoti.

5Zoti të bekoftë nga Sioni dhe ti pafsh begatinë e Jeruzalemit tërë ditët e jetës sate.

6Po, pafsh bijtë e bijve të tu. Paqja qoftë mbi Izraelin.



Albanian, ABS Version 1994

This text is copyright the Albanian Bible Society (ABS)

Bible Hub

Psalm 127
Top of Page
Top of Page