Numrat 33

<< Numrat 33 >>
Numbers 33 Albanian
 

1Këto janë etapat e bijve të Izraelit që dolën nga vendi i Egjiptit, simbas formacioneve të tyre, nën udhëheqjen e Moisiut dhe të Aaronit. 2Moisiu shënoi me shkrim vendet e tyre të nisjes, për çdo etapë, sipas urdhrave të Zotit; dhe këto janë etapat e tyre, në bazë të vendnisjeve të tyre. 3U nisën nga Ramesesi në muajin e parë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të parë. Një ditë pas Pashkës bijtë e Izraelit u nisën me plot vetëbesim, para syve të të gjithë Egjiptasve, 4ndërsa Egjiptasit varrosnin tërë të parëlindurit e tyre që Zoti kishte goditur midis tyre. Zoti kishte zbatuar gjykimin e tij edhe mbi perënditë e tyre.

5Kështu, pra, bijtë e Izraelit u nisën nga Ramesesi dhe e ngritën kampin e tyre në Sukoth. 6U nisën nga Sukothi dhe fushuan në Etham, që ndodhet në skaj të shkretëtirës. 7U nisën nga Ethami dhe u kthyen në drejtim të Pi-Hahirothit që ndodhet përballë Baal-Tsefonit, dhe e ngritën kampin përpara Migdolit. 8U nisën nga Hahirothi, kaluan detin në drejtim të shkretëtirës, ecën tri ditë në shkretëtirën e Ethamit dhe e ngritën kampin e tyre në Mara. 9U nisën nga Mara dhe arritën në Elim; në Elim kishte dymbëdhjetë burime uji dhe shtatëdhjetë palma; dhe fushuan aty. 10U nisën nga Elimi dhe fushuan pranë Detit të Kuq. 11U nisën nga Deti i Kuq dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit. 12U nisën nga shkretëtira e Sinit dhe ngritën kampin e tyre në Dofkah. 13U nisën nga Dofkahu dhe fushuan në Alush. 14U nisën nga Alushi dhe e ngritën kampin e tyre në Refidim, ku nuk kishte ujë për të pirë për popullin. 15U nisën nga Refidimi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinait. 16U nisën nga shkretëtira e Sinait dhe u vendosën në Kibroth-Hataavah.

17U nisën nga Kibroth-Hataavahu dhe fushuan në Hatseroth. 18U nisën nga Hatserothi dhe fushuan në Rithmah. 19U nisën nga Rithmahu dhe fushuan në Rimon-Perets. 20U nisën nga Rimon-Peretsi dhe fushuan në Libnah. 21U nisën nga Libnahu dhe fushuan në Risah. 22U nisën nga Risahu dhe fushuan në Kehelathah. 23U nisën nga Kehelathahu dhe fushuan në malin Shefer. 24U nisën nga mali Shefer dhe fushuan në Haradah. 25U nisën nga mali i Haradahut dhe fushuan në Makeloth. 26U nisën nga Makelothi dhe fushuan në Tahath. 27U nisën nga Tahahu dhe fushuan në Terah. 28U nisën nga Terahu dhe fushuan në Mithkah. 29U nisën nga Mithkahu dhe fushuan në Hashmonah. 30U nisën nga Hashmonahu dhe fushuan në Mozeroth. 31U nisën nga Mozerothi dhe fushuan nga Bene-Jaakan. 32U nisën nga Bene-Jaakani dhe fushuan në Hor-Hagidgad. 33U nisën nga Hor-Hagidgadi dhe fushuan në Jotbathah. 34U nisën nga Jotbathahu dhe fushuan në Abronah. 35U nisën nga Abronahu dhe fushuan në Etsion-Geber. 36U nisën nga Etsion-Geberi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit, domethënë në Kadesh. 37Pastaj u nisën nga Kadeshi dhe fushuan në malin Hor, në kufi të vendit të Edomit.

38Pastaj prifti Aaron u ngjit në malin Hor me urdhër të Zotit dhe vdiq aty në vitin e dyzetë prej kohës kur bijtë e Izraelit kishin dalë nga vendi i Egjiptit, ditën e parë të muajit të pestë. 39Aaroni ishte njëqind e njëzet e tre vjeç kur vdiq në malin Hor.

40Mbreti i Aradit, Kananeu, që banonte në Negev, në vendin e Kanaanit, dëgjoi se arritën bijtë e Izraelit.

41Kështu ata u nisën nga mali Hor dhe fushuan në Tsalmonah. 42U nisën nga Tsalmonahu dhe fushuan në Punon. 43U nisën nga Punoni dhe fushuan në Oboth. 44U nisën nga Obothi dhe fushuan në Ije-Abarim, në kufi me Moabin. 45U nisën nga Ije-Abarimi dhe fushuan në Dibon-Gad. 46U nisën nga Dibon-Gadi dhe fushuan në Almon-Diblathaim. 47U nisën nga Almon-Diblathaimi dhe fushuan në malet e Abarimit, përballë Nebit. 48U nisën nga malet e Abarimit dhe fushuan në fushat e Moabit, pranë Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos. 49Fushuan pranë Jordanit, nga Beth-Jeshimoth deri në Abel-Shitim, në fushat e Moabit.

50Pastaj Zoti i foli Moisiut, në fushat e Moabit, pranë Jordanit mbi bregun përballë Jerikos, dhe i tha: 51Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur të kaloni Jordanin, për të hyrë në vendin e Kanaanit, 52do të dëboni të gjithë banorët e vendit, do të shkatërroni të gjitha figurat e tyre dhe të tëra statujat e tyre prej metali të shkrirë, do të rrënoni të gjitha vendet e larta të tyre. 53Do ta shtini në dorë vendin dhe do të vendoseni në të, sepse jua kam dhënë në pronësi. 54Do ta ndani me short vendin, simbas familjeve tuaja. Familjeve më të mëdha do t'u jepni një pjesë më të madhe, dhe më të voglave një pjesë më të vogël. Secili do të marrë atë që do t'i bjerë me short; ndarjet do të bëhen në bazë të fiseve të etërve tuaj. 55Por në rast se nuk i dëboni banorët e vendit, ata që do të lini do të jenë si hala në sy dhe do t'ju shqetësojnë në vendin që do të banoni. 56Dhe do të ndodhë që unë t'ju trajtoj ashtu siç kisha menduar t'i trajtoj ata".